Perëndia

  1. Uniteti i Perëndisë dhe barazia e njëkohëshme hyjnore e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë; sovraniteti i Perëndisë në krijim, vullnet , dhe shpengim.
  2. Hyjnia e Zotit Jezu Krisht, lindja e tij prej virgjëreshe, natyra e tij njerëzore, vepra e tij për shlyerjen e fajit për mëkatarët  përmes vdekjes se tij zëvendësuese; ringjallja e tij trupore dhe ngritja në qiell; khimi i tij personalisht në lavdi.
  3. Vepra e Frymës së Shenjtë per rigjenerimin, shenjtërimin, shërbesën dhe adhurimin; por jo nevojën për një ‘bekim të dytë’ për të gjithë besimtarët për shenjtëri apo pushtet.

Njeriu

  1. Shthurja e plotë e natyrës njerëzore si pasojë e rënies, dhe nevoja për rigjenerim.
  2. Drejtësimi i mëkatarëve vetëm përmes besimit në Zotin Jezu Krisht, mënyra alternative të shpëtimit(psh. prej priftërinjve dhe sakramenteve) nuk janë variante të vlefshme të Krishtërimit.
  3. Ringjallja e trupit, gjykimi i botës prej Zotit tonë Jezu Krisht, bekimi i përjetshëm i të shpenguarve dhe ndëshkimi i përjetshëm i të ligjve.

Shkrimet

Frymëzimi i plotë i testament të vjetër dhe të ri në formën origjinale, dhe autoriteti final dhe mjaftueshmëria e tyre e përhershme në të gjitha çështjet e besimit dhe të praktikuarit.

Kisha dhe shërbesa

  1. Kisha universale, kreu i së cilës është Krishti, që përqafon gjithë të shpenguarit, të thirrur prej Perëndisë përmes Ungjillit dhe të lindur prej Frymës.
  2. Kisha lokale, e përbërë prej besimtarëve të tillë që takohen në një vend çfarëdo; dhe miqësi mes kishash të tilla, duke manifestuar unitetin e trupit të Krishtit.
  3. Rregullat e Pagëzimit dhe Darkës së Zotit siç u caktuan nga Zoti ynë Jezu Krisht, por jo sikur Pagëzimi mbart hir rigjenerues, as sikur Darka e Zotit të jetë sakrificë apo çdo gjë që përfshin ndonjë ndryshim në përbërjen e bukës dhe verës.
  4. Kisha lokale si bazë për punëtorë ungjilli, AEM të jetë një bashkësi burrash dhe grash të angazhuar në punën e Ungjillit me miratimin e kishave të tyre locale. Shkrimet e lënë të mesuarit e kishës dhe ushtrimin e autoritetit mbi burrat, jashtë sferës së shërbesës së grave.